Të shumtë kanë qenë ata demokratë e socialistë që kanë menduar se ish kryeministri Sali Berisha ka pasur një rol jo të vogël në hartimin e listave për deputetë të PD-së. Mirëpo Sali Berisha shkruan dhe saktëson në mënyrë të qartë se roli i tij në krijimin e listave për kandidat për deputetë ka qenë zero. Ish lideri historik i PD shkruan se listat janë një ekskluzivitet i kryetarit të PD-së. Nuk kanë qenë të pakta kritikat drejtuar PD-së dhe vetë liderit të saj Lulzim Basha kur u pa që në listat e kandidatëve mungonin emra të njohur dhe të rëndësishëm si Jozefina Topalli, Majlinda Bregu, Astrit Patozi apo Eduard Selami.
Kontrolloni gjithashtu
Selim Pacolli: Sllatina e Vitisë zgjedh Familjen si testament të harmonisë dhe solidaritetit
Në Sllatinë të Vitisë, me ftesë të qytetarëve të kësaj ane, patëm mundësinë të takohemi …