leoni

Juncker

Junker: Shembull më i mirë është politika jonë për zgjerimin dhe paaftësia e turpshme e BE-së për t’i mbajtur premtimet

Kryetari i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, në ditën e tij të fundit në këtë post, pranoi të ishte autor i komentit ditor të faqes politico.eu. Junker u kthehet dobësive dhe sukseseve gjatë mandatit të tij pesëvjeçar në krye të pushtetit ekzekutiv evropian. Për të, refuzimi i negociatave me Shqipërinë dhe Maqedonisë së Veriut, në tetor, paraqet mosmbajtjen e premtimit ndaj këtyre dy vendeve. “Nëse fuqia e Evropës qëndron në atë që, për të qenë partnerë të besueshëm, dikush mund të na llogarisë për të mbrojtur rendin global të themeluar në rregulla multilaterale, dobësia jonë qëndron në atë që nuk i mbajmë premtimet tona dhe ato të aleatëve tanë ndërkombëtarë”, thotë Juncker. “Shembull më i mirë është politika jonë për zgjerimin dhe paaftësia e turpshme e liderëve evropianë për t’i mbajtur premtimet për hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë pasi këto qeveri përmbushën kriteret e nevojshme”, thekson ai. “Respekti duhet të fitohet edhe nëse dëshirojmë ta mbajmë besueshmërinë tonë, atëherë duhet të bëjmë atë që kemi thënë se do ta bëjmë”, shkruan Juncker.

Kontrolloni gjithashtu

Josep Borrell, në seancën e KS të OKB-së ka folur edhe për propozimin franko-gjerman dhe për dialogun Kosovë-Serbi

Josep Borrell, ka kërkuar që Kosova e Serbia të angazhohen në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja në mirëbesim dhe kompromis

Përfaqësuesi i Lartë evropian, Josep Borrell, ka kërkuar që Kosova dhe Serbia të angazhohen në …