Sot u është dhënë lamtumira e fundit familjes Lala të cilët u shuan nga jeta, pas tërmetit të rënë më 26 nëntor

Sot u është dhënë lamtumira e fundit familjes Lala të cilët u shuan nga jeta, pas tërmetit të rënë më 26 nëntor

Mes dhimbjes së madhe dhe lotëve, familjarë, të afërm, miq e shok të shumtë i kanë përcjellë viktimat për në varreza. Ceremonia mortore e 8 anëtareve,po zhvillohet në Pallatin i Kulturës në Durrës, në nder të familjes Familja Lala ishte ndër më të prekurat nga tërmeti shkatërrues. Tetë anëtarë humbën jetën nën rrënoja. I vetmi që i shpëtoi është 17-vjeçari Ramë Lala. Sahadete Lala 79 vjeç ndërroi jetë me djalin e saj të paralizuar Ilir Lala 52 vjeç, me nusen e djalit tjetër Marjeta Lala, 4 fëmijët e saj, dhe mbesën nga djali tjetër. Nën rrënoja mbeti po ashtu edhe Griselda 22 vjeç, motra e 17-vjeçarit Ramë Lala.  I pranishëm në homazhet për viktimat nga tërmeti ishte edhe  kryeministri i Shqipërisë, Edi  Rama.

Kontrolloni gjithashtu

Gëzim Shala: Ndërhyrjet në sistemin e drejtësisë nga Qeveria Kurti përbëjnë ndërhyrje të papranueshme në drejtësi

Hulumtuesi i lartë në Institutin e Kosovës për Drejtësi, Gëzim Shala, ka deklaruar se Qeveria …