Janus Bugajski:

Bugajski: NATO-ja është gjithnjë e më shumë e ekspozuar ndaj depërtimit dhe përmbytjes nga Rusia

Analisti amerikan, Janus Bugajski deklaron se Samiti i NATO-s në Londër, i cili do të mbahet më 3 dhe 4 dhjetor, do t’u mundësojë liderëve të Aleancës të rikonfirmojnë rëndësinë e saj pas sulmeve të fundit të presidentit francez Emmanuel Macron. Deklarata e tij se  NATO ka pësuar ”vdekje klinike” të kujtonte deklaratën e presidentit Trump se Aleanca ishte e vjetruar. Është e rëndësishme të kihet parasysh se NATO u krijua për të parandaluar që Europa të sundohej nga ndonjë fuqi ekspansioniste, çfarë është edhe guri i themelit të aleancës trans-atlantike. Një Evropë e sigurt është jetike për sigurinë amerikane dhe prania e saj ushtarake i mundëson Amerikës  të projektojë kanalizimin e fuqisë për të parandaluar kërcënimet dhe për t’u përgjigjur vendosmërisht nëse interesat e përbashkëta të sigurisë sfidohen. Flatra e gjatë Lindore e NATO-s është gjithnjë e më shumë e ekspozuar ndaj depërtimit dhe përmbytjes nga një Moskë revizioniste. Rusia mund të jetë një fuqi në rënie por ajo paraqet rreziqe të konsiderueshme për fqinjët e saj. Kremlini e konsideron çdo boshllëk në unitetin e NATO-s si një dobësi të shfrytëzueshme dhe bëhet më ambicioz kur kupton se kjo do të thotë ndarje mes aleatëve.

Kontrolloni gjithashtu

BDI: Për fituesin vendosin qytetarët dhe jo VMRO

Bujar Osmani ka siguruar epërsi të lartë nga votimi i Mërgatës, në zgjedhjet presidenciale që po mbahen në Maqedoni

Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, raportohet se janë publikuar rezultatet paraprake nga votimi i …