Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës kërkon përfshirjen në pagat shtesë edhe punonjësit e sektorit privat

Jusuf Azemi: Punëtorët në Kosovës marrin paga që nuk iu mjaftojnë as për bukën e përditshme, e lërë më të tjerat

Kryetari i Federatës Sindikale të Punonjëseve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi ka deklaruar se punëtorët që ai i përfaqëson kanë paga që nuk ju garantojnë as  për bukën e gojës. Ai tha se të dhënat e fundit të prezantuara nga Agjensioni i Statistikave të Kosovës se paga mesatare është prej 300 deri në 400 euro janë të pavërteta dhe nuk pasqyrojnë gjendjen reale. Këto të dhëna nuk janë të sakta dhe nuk e di kujt i duhen këto kështu, ngase punëtori teknik që pastron zyrën e kryeministrit dhe ministrave e ka pagën vetëm 180 euro dhe kjo është mjerim. Nuk e di qysh kryeministri e ministrat nuk e shohin këtë, kjo pagë këtyre punonjësëve nuk u garanton as bukën e gojës. Përveç kësaj shumë punëtor të sektorit privat as kontrata nuk kanë, as siguri në punë dhe as garanca se do ta përfundojn muajin në atë vende pune. Jusuf Azemi tha me këtë rast se qeveria aktuale nuk është përgjigjur në asnjë nga 25 kërkesat që ka bërë, Sindikata për tu takuar dhe për të biseduar që paga minimale të rritet dhe që të ndalet sadopak hovi i ikjes së të rinjve nga vendi.

Kontrolloni gjithashtu

Ka arritur në 35 mijë 272 numri i palestinezëve të vrarë në sulmet që ushtria izraelite ka ndërmarrë nga 7 tetori i vitit 2023

Është rritur në 35 mijë 272 numri i palestinezëve të vrarë në sulmet që ushtria …