Ka arritur në 32 mijë e 623 numri i palestinezëve të vrarë në sulmet që Izraeli ka ndërmarrë që nga 7 tetori 2023 kundër Rripit të Gazës, transmeton Anadolu. Në një deklaratë nga Ministria palestineze e Shëndetësisë në Gaza, jepet informacion për sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që vazhdojnë prej 175 ditësh. Zëdhënësi i ministrisë, Ashraf al-Kudra tha se në 24 orët e fundit 71 palestinezë humbën jetën ndërsa 112 u plagosën nga sulmet e forcave izraelite në Rripin e Gazës. Ai tha se numri i palestinezëve që humbën jetën në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori është rritur në 32 mijë 623 ndërsa numri i të plagosurve në 75 mijë e 92. Al-Qudra theksoi se ende ka të vdekur nën rrënoja dhe përreth rrugëve, por për shkak të pengesës së forcave izraelite, ekipet mjekësore dhe zyrtarët e Mbrojtjes Civile nuk mund të arrijnë tek trupat.
Kontrolloni gjithashtu
Kosova ende jashtë zonës SEPA për shkak të ligjeve të bllokuara në Kushtetuese
Ekonomia e Kosovës ka humbur rreth 29 milionë euro vetëm gjatë gjashtëmujorit të parë të …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
