Rufki Suma: Në përkujtim te 23 vjetorit te të rënëve të Krivenikut

Sot u bënë 23 vite nga granatimi i fshatit Krivenik ne Han te Elezit nga ana e ushtrisë sllavomaqedone.
Ishte shkurti i vitit 2001 kur ne Maqedoni filluan luftimet ne mes te Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare ne njerën anë dhe ushtrisë e policisë sllavomaqedone ne anën tjeter.
Pushteti maqedon ne pamundesi qe ti del në ballë ushtarëve te Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare qe vepronin ne Greçan te Maqedonisë, (fshat kufitar me Krivenikun e Kosovës) vendosi te granatoj fshatin Krivenik te Kosovës.
Me 28 mars te atij viti disa granata te Ushtrisë Maqedone ranë ne territorin e fshatit Seçishtë ndërsa më 29 mars granatat e ushtrisë sllavomaqedone nga minahedhes te kalibrit 120 milimetersh ranë mbi fshatin Krivenik si pasoj e se cilës u vranë 4 qytetar ne mesin e tyre edhe gazetari anglez i Agjensisë Asoshieted press, 30 vjeqari Kerem Lawton.
Pasi u dha lajmi se po granatohet fshati Krivenik, menjëherë ne fshat arritën te depërtonin gazetarët e agjensisë Asoshieted Press, gazetari Kerem Lawton dhe kameramani Sylejman Kllokoqi.
Kur banorët e Krivenikut u afruan per ti treguar gazetarëve per granatat që ranë ne fshat, në ato momente filluan te bien edhe granata te tjera mbi fshat.
Ne momentin e granatimit, mësuesi Ilaz Thaqi i cili ishte ne orë mësimi, (ish ushtarë i Ushtrisë Çlirimtare te Kosoves), largoi me shpejtësi nxënësit nga shkolla, ku arriti ti shpëtoj nxënësit, por nuk arriti që vet ti shpëtoj granatës e cila ra ne oborrin e shkolles ku la te vdekur 4 persona dhe disa te tjerë te plagosur.
Mesuesi 32 vjeqar Ilaz Thaqi nuk i perballoi plagëve te mara nga granatat e ushtrisë sllavomaqedone dhe ndrroi jetë ne vendin e ngjarjes.
Njezet vjeçari Baki Krasniqi i cili gjithashtu mori plagë te renda nga granatat sllavomaqedone, ndrroi jetë gjatë rrugës për ne Han te Elezit.
Pas trajtimit ne ambulancen e Hanit te Elezit, per shkak te gjendjes mjaft te rëndë shendetesore, gazetari anglez percillet per ne spitalin ushtarak amerikan në Bondstill, por para se te arrij ne bazen ushtarake amerikane per shkak te plagëve te rënda ndërron jetë ne prezencë te mjekut te spitalit te Ferizajt.
Plaku 71 vjeqar, Raif Thaqi, banor i fshatit Krivenik, pas trajtimit ne ambulanten e Hanit te Elezit, menjehere u percoll per ne spitalin e Ferizajt, por per shkak te plagëve te renda nga aty u transferua në spitalin e Prishtinës, por edhe perkunder perpjekjeve maksimale të personelit shendetesor të spitalit te Prishtinës pas 10 dite nuk arriti ti perballoj plagët e mara dhe ndërron jetë me 9 prill te atij viti.
Perveq 4 personave te lartpermendur që humben jeten nga keto granatime, u plagosën edhe disa banorë te tjerë si: Sadik, Nuri e Besrim Krasniqi, Mendu e Usref Thaqi, Aqif Berisha, e Besim Brava. Qe te gjithë u trajtuan ne ambulancën e Hanit te Elezit, spitalin e Ferizajt dhe spitalin e Prishtines, ndersa Nuri Krasniqi ishte percjellur me helikopter te KFOR-it amerikan ne spitalin ushtarak te Bondstillit i cili diten e nesërme kupton per djalin e tij te vrarë Bakiun 20 vjeqar, i cili pesoi bashkë me 3 te tjerë nga granatimet sllavomaqedone me 29 mars te vitit 2001.
I perjetshem qoftë Kujtimi per te rënët e Krivenikut.
LAVDI

Kontrolloni gjithashtu

Sylë Ukshini: Jeta e Gurselit dhe e Bajramit ishte betejë

Gurseli e Bajram, pos që ishin vellezër, ishin edhe bashkëveprimtar politik, ishin artistë, ishin bashkëluftëtar …