Ka arritur në 32 mijë e 623 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet që Izraeli ka ndërmarrë kundër Rripit të Gazës

Ka arritur  në 32 mijë e 623 numri i palestinezëve të vrarë në sulmet që Izraeli ka ndërmarrë që nga 7 tetori 2023 kundër Rripit të Gazës, transmeton Anadolu. Në një deklaratë nga Ministria palestineze e Shëndetësisë në Gaza, jepet informacion për sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që vazhdojnë prej 175 ditësh. Zëdhënësi i ministrisë, Ashraf al-Kudra tha se në 24 orët e fundit 71 palestinezë humbën jetën ndërsa 112 u plagosën nga sulmet e forcave izraelite në Rripin e Gazës. Ai tha se numri i palestinezëve që humbën jetën në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori është rritur në 32 mijë 623 ndërsa numri i të plagosurve në 75 mijë e 92. Al-Qudra theksoi se ende ka të vdekur nën rrënoja dhe përreth rrugëve, por për shkak të pengesës së forcave izraelite, ekipet mjekësore dhe zyrtarët e Mbrojtjes Civile nuk mund të arrijnë tek trupat.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …