UCK

Ka dështuar votimi Projektligjit për Mbrojtjen e vlerave të luftës së UÇK-së në mungesë të kuorumit

Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport ka dështuar ta votojë Projektligjin për mbrojtjen e vlerave të luftës së UÇK-së. Shkak i këtij dështimi ishte mungesa e kuorumit, ku të pranishëm ishin pesë anëtarë, pasi disa anëtarë tjerë të këtij komisioni kanë rezultuar pozitiv me Covid-19. Kryetarja e këtij komisioni, Valentina Bunjaku, ka kërkuar që kjo mbledhje të vazhdojë online, në mënyrë që ky projektligj të procedohet sa më shpejt në seancë. Ndërsa deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu, ka thënë se vonesa e tillë do ta pamundësojë që nesër ky projektligj të jetë në seancë. Deputeti i PDK-së, Sejdi Hoxha, ka thënë se Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport nuk duhet të bëhet pengesë që mos të kalojë Projektligji për mbrojtjen e vlerave të luftës së UÇK-së. Në fund të kësaj mbledhje është vendosur që mbledhja të mbahet online.

Kontrolloni gjithashtu

Haga heq kufizimet për disa vizitorë të Hashim Thaçit, ndalesa vazhdon për katër të tjerë

Gjyqtari Christopher Gosnell ka marrë më 21 shtator vendim për ndryshimin e kufizimeve lidhur me …