Ka filluar regjistrimi i nxënësve në klasat e dhjeta në Komunën e Malishevës

Në mbledhjen e rregullt të Këshillit të Drejtorëve të Komunës së Malishevës, e cila është drejtuar nga nënkryetari i komunës, Hajdin Berisha, u bë e ditur se ka filluar regjistrimi i nxënësve në shkollat e mesme, përkatësisht në klasat e dhjeta, në gjimnazin e Malishevës dhe në dy shkollat profesionale.

Sipas Drejtorisë për Arsim dhe Edukim, të hënën me 24 qershor 2019 ka filluar regjistrimi i nxënësve në klasat e dhjeta dhe regjistrimi në fazën e parë, do të zgjasë tri ditë. Sipas planifikimeve të tri shkollave të mesme, Gjimnazi në Malishevë, Qendra e Kompetencës në Malishevë dhe Shkolla Profesionale në Kijevë, në klasat e dhjeta planifikohet të regjistrohen mbi 1200 nxënës.

Sa i përket dëmeve nga reshjet e javës së kaluar, sipas drejtorive përkatëse komunale, dëmet janë të mëdha, si në infrastrukturë, ashtu edhe në bujqësi dhe në prona private. Lidhur me këto dëme, komisioni komunal për vlerësimin e dëmeve është në terren dhe janë duke e bërë vlerësimin e dëmeve. Sektori i bujqësisë, është dëmtuar gjithashtu në masë të madhe dhe janë duke u bërë vlerësimet e dëmeve. Po ashtu në këtë mbledhje u bë e ditur se janë duke u bërë përgatitjet për organizimin dhe mbajtjen e festivalit tradicional “Oda e Llapushës”.

Përgatitje janë duke u bërë edhe për fushatën e korrje shirjeve dhe për këtë fushatë janë bërë edhe inspektime të mullinjve dhe depove të grumbullimit të grurit, dhe të gjitha këto janë të përgatitura për fushatën e korrje shirjeve.

Në përgatitje e sipër është edhe buxheti për vitin e ardhshëm, përkatësisht Korniza Afatmesme Buxhetore (KAB), dhe pas ardhjes së qarkores së dytë buxhetore, do të fillohet edhe me debatet publike, për planifikimin e investimeve kapitale, duke u bazuar në kërkesat e banorëve dhe grupeve tjera të interesit. Sa i përket investimeve kapitale për këtë vit, janë duke u realizuar disa nga projektet e planifikuara dhe disa tjera në proces apo procedurë e sipër për realizim.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Fadil Nura ka pritur në takim Komisioneren e Agjencisë për Informim dhe Privatësi, Krenare Sogojeva-Dërmaku

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, ka pritur në takim Komisioneren e Agjencisë për …