Ka ndërruar jetë ushtari i UÇK-së, Liman Shala

Oda e Mjekëve të Kosovës njofton se ka ndërruar jetë ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Liman Shala. Liman Shala ka shërbyer në Spitalin e përgjithshëm Mitrovicë deri në vitin 1993 kur edhe ishte përjashtuar me dhunë nga puna. Gjatë viteve 1998-1999 dha një kontribut të jashtëzakonshëm duke ju bashkuar radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës pranë brigadës 113 Mujë Krasniqi, ku u kishte dal në ndihmë të plagosurve dhe të sëmurëve të zonës së Drenicës. Ishte person i përkushtuar ndaj profesionit të tij, mbi të gjitha ishte një njeri i dashur dhe shumë punëtor. Oda e Mjekëve të Kosovës, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve të tij.

Kontrolloni gjithashtu

Shqipëria shënon rritje të hyrjeve të shtetasve të huaj, 1.9 milionë vetëm në korrik

Shqipëria vijon të shënojë rritje të flukseve të shtetasve të huaj, me rreth 1.9 milionë …