Brickos

Kryeministrit, Albin Kurti, priti në takim përfaqësuesin Special të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Zahir Tanin

Ka ndërruar UNMIK-u, apo qëndrimi i Albin Kurtit ndaj këtij misioni parazit e të panevojshëm

Kryeministri aktual i Kosovës, Albin Kurti   dikur kundërshtar i pa kompromis i UNMIK-ut, më 11 tetor të këtij viti e priti në zyrën e tij shefin aktual të këtij misioni, Zahir Tanin. Në komunikatën pas takimit, kryeministria kishte saktësuar se  takimi Kurti-Tanin ndodhi në prag të mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ku shefi i UNMIK-ut do ta prezantonte raportin e rregullt të zhvillimeve në Kosovë. ashtu sikur ka bërë gjithnjë dhe gjithherë. Lidhur me këtë veprim ish-kryenegociatorja e Kosovës me Serbinë, në Bruksel, zonja Edita Tahiri  ka thënë se nuk është mirë nga ana e qeverisë dhe kryeministrit të mbajë takime me UNMIK-un, sepse duke mbajtur takime të niveleve të larta jepet sinjali që qeveria ende e mbështetë ekzistimin e UNMIK-ut në Kosovë. Ajo thotë se këtë mision nuk duhet injoruar tërësisht, por komunikimi dhe bashkëpunimi duhet të vendoset vetëm në nivel teknik. Zonja Tahiri edhe kjo përkrahëse e UNMIK-ut derisa ishte ministre, madje edhe në krye të delegacionit të Kosovës në bisedime me Serbinë,  në Bruksel, lë anash faktin ne në KS të OKB-së, Kryesuesi i INMIK-ut e përfaqëson Kosovën bashkë me një zyrtar të lartë të saj.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri Kurti, pranoi një telefonatë nga kryetari i Francës, Emmanuel Macron, i cili kërkon zbatimin e AKS-së, pa vonesë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pranuar një telefonatë nga kryetari Francës, Emmanuel Macron. Ai …