Rexhep Tajip Erdogan kërcënoi se do t’ i dëbojë ambasadorët e disa vendeve, pasi përkrahin kundërshtarin, Osman Kavalla

Rexhep Tajip Erdogan kërcënoi se do t’ i dëbojë ambasadorët e disa vendeve, pasi përkrahin kundërshtarin, Osman Kavalla

Kryetari i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan kërcënoi se do t’ i  dëbojë ambasadorët e dhjetë vendeve, përfshirë Francën, Gjermaninë dhe Shtetet e Bashkuara, pasi këto vende i bënë thirrje Turqisë që të lirojë kundërshtarin e  tij, Osman Kavalla. “I thashë ministrit tonë të jashtëm se ne nuk mund t’i mirëpresim ata ambasadorët,  në vendin tonë”, tha Erdogan nga mediat turke. Kanadaja, Franca, Finlanda, Danimarka, Gjermania, Holanda, Zelanda e Re, Norvegjia, Suedia dhe Shtetet e Bashkuara të hënën bënë thirrje për një zgjidhje të drejtë dhe të shpejtë të çështjes të Osman Kavallës, botuesi që gjendet në burg tash e katër vite duke pritur të nis procesi gjyqësor. A ju ka mbetur juve t’i jepni mësim Turqisë”, pyeti Erdogan, duke shtuar se gjyqësori turk është i pavarur. Autoritetet turke thirrën të martën ambasadorët e dhjetë vendeve, duke e cilësuar të papranueshme thirrjen e tyre për lirimin e Kavallës, i cili u akuzua se në vitin 2016 ka marrë pjesë në përpjekjen për ta  përmbysur qeverinë gjatë një grusht-shteti të dështuar ku ushtria bëri puç ushtarak dhe  vrau qindra protestues,   në përpjekje për ta  rrëzuar qeverinë e  Erdoganit.

Kontrolloni gjithashtu

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka pranuar kallëzimin penal kundër ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj

Në raportin vjetor të organizatës “Freedom House” janë përmendur rastet e Shemsi Hazitit, Nagip Krasniqit dhe Martin Berishajt

Në raportin vjetor për vitin e kaluar 2023 të organizatës ndërkombëtare “Freedom House” është përmendur …