Zgjedhjet

Ka pretendime për t’i detyruar pjesëtarët e komunitetit serb të Kosovës që të votojnë në mënyrë të caktuar

Me anë të një deklarate, ambasada franceze, gjermane, italiane, e Mbretërisë së Bashkuar dhe e  Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kanë thënë se të gjithë qytetarët e Kosovës duhet ta kenë të drejtën që pa kërcënime, ndikime dhe frikë të votojnë ashtu siç ua merr mendja. “Ditëve të fundit, përfshirë edhe sot, kemi marrë një numër të konsiderueshëm të raportimeve shqetësuese lidhur me përpjekjet për të pasur ndikim përmes frikësimeve dhe kërcënimeve mbi rezultatin e zgjedhjeve në Kosovë. Në veçanti, duket se ekziston një gatishmëri për të frikësuar dhe detyruar pjesëtarët e komunitetit serb të Kosovës që të votojnë në mënyrë të caktuar”, thuhet në një reagim të zyrave të këtyre shteteve, në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Bashkim Ramosaj reagon për subvencionet: APK nuk ka gjetur konflikt interesi tek zyrtarët komunalë

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka reaguar ndaj zërave publikë dhe shqetësimeve të …