Ka vdekur mjeshtri i madh i valles popullore shqiptare, Besim Zekthi

Ka vdekur mjeshtri i madh i valles popullore shqiptare, Besim Zekthi

Ditën e sotme do të zhvillohen homazhet në nder të mjeshtrit të valles popullore shqiptare, Besim Zekthi. Homazhet për Besim Zekthin do të zhvillohen nga ora 11:00 deri në orën 12:45 në Muzeun Historik Kombëtar, ku miq, të afërm dhe dashamirës do t’i japin lamtumirën e fundit.  Zekthi u nda nga jeta ditën e djeshme në shtëpinë e tij në Tiranë, pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rëndë. Gjatë krijimtarisë së tij artisti Besim Zekthi ka dhënë kontribut, si kërcimtar, mjeshtër i valles popullore shqiptare, por ka shkëlqyer edhe si solist i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore. Për kontributin e tij ta vyer në kulturën shqiptare mban titujt “Mjeshtër i madh” dhe “Nder i Kombit”. Ajo që do të mbahet mend gjatë nga brezat e ardhshëm është “Vallja e shqipeve” dhe “Festë të madhe ka sot Shqipëria”, ku për këtë të fundit është vlerësuar me “Gjerdanin e Artë” të vendit tonë në festivalin e Dizhonit në Francë në vitin  1970.

Kontrolloni gjithashtu

Irani i bëri thirrje Amerikës, Britanisë, Francës dhe Gjermanisë që të ndërpresin mbështetjen e tyre ndaj Izraelit

Irani i bëri thirrje Amerikës, Britanisë, Francës dhe Gjermanisë që të ndërpresin mbështetjen e tyre ndaj Izraelit

Zëdhënësi i Shtabit të Përgjithshëm të Iranit, Abulfazli Shekarhi i bëri thirrje Amerikës, Britanisë së …