Ka vdekur në moshën 84-vjeçare shkrimtari dhe filozofi italian, Umberto Eco

Ka vdekur njëri nga shkrimtarët dhe filozofët më të rëndësishëm bashkëkohorë, Umberto Eco, i njohur për lexuesin sidomos me romanin “Emri i trëndafilit”. Ai ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare. Lajmin e ka bërë të ditur familja e tij për gazetën “La Republica”. Umberto Eco ishte një nga filozofët, kritikët letrarë dhe novelistët më të shquar të kulturës italiane dhe ndërkombëtare. Librat e tij janë të përkthyer në shumë gjuhë të huaja. Eco ishte gjithashtu kryetari  i Universitetit të Bolonjës dhe person nderi në Universitetin e Oksfordit. Ai ka shkruar tekste akademike, libra për fëmije dhe shumë ese.

Kontrolloni gjithashtu

Elisa Spiropali në Bruksel për takime me zyrtarë të lartë të BE-së

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Elisa Spiropali, po zhvillon një vizitë …