Kadetët e FSK-së përfunduan me sukses operacionet në “Kampin veror 2016” në Krivollak të Maqedonisë

Kadetët e FSK-së përfunduan me sukses operacionet në “Kampin veror 2016” në Krivollak të Maqedonisë

Në poligonin stërvitor ushtarak në Krivollak të Republikës së Maqedonisë, kadetët e shteteve pjesëmarrëse me sukses përfunduan operacionet përfundimtare në kuadër të ushtrimit 12-ditor ,,Kampi Veror 2016’’ku krahas kadetëve të 13 shteteve si: SHBA-ve, Britanisë së Madhe, Turqisë, Sllovenisë, Rumanisë, Italisë, Shqipërisë, Maqedonisë dhe vendeve tjera, morën pjesë edhe kadetët e FSK-së, të cilët demonstruan me sukses aftësitë e tyre profesionale,  për atë, çka ushtruan për dhjetë ditë. shtrimi fushor “Kampi Veror 2016” u organizua nga Ministria e Mbrojtjes dhe Akademia Ushtarake e Maqedonisë i cili ushtrim ka karakter ndërkombëtar, ku për çdo vit po marrin pjesë kadetët e vende të ndryshme të rajonit, të menaxhuar nga instruktorë të NATO-s dhe të Partneritetit për Paqe. Për të përcjellë ushtrimin fushor kishin ardhur edhe shumë oficerë të lartë nga ushtritë e shteteve pjesëmarrëse.

 Nga Ministria për Forcën e Sigurisë të Kosovës dhe FSK-ja i pranishëm ishte gjeneral brigade Zymer Halimi, drejtor i Drejtorisë për Operacione, kolonel Irfete Spahiu zëvendës komandant i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS), Ibrahim Shala drejtor i Departamentit për Marrëdhënie me Publikun, major Avni Kiçina komandant i Qendrës për Studime Universitare të FSK-së (QSU) si dhe këshilltar të Ekipit Këshillues të NATO-s, për MFSK-në dhe FSK-në.Në ditën e fundit të ushtrimit fushor, kadetë e të gjitha vendeve pjesëmarrëse, gjatë demonstrimit, përbënin një batalion shumëkombësh që ishin të ngarkuar me detyra të operimit dhe realizimit të tyre në terren. Ushtarët dhe eprorët pjesëmarrës treguan një nivel të lartë të angazhimit, veprimit dhe koordinimit në mes tyre, duke vepruar si njësi unike në realizimin e detyrave të përcaktuara nga skenari i ushtrimit.Me këtë rast, zëvendës ministri i Mbrojtjes i Maqedonisë, z. Bekim Maksuti tha se sivjet është shënuar numër rekord i pjesëmarrësve në këtë kamp, ndërsa pjesëmarrësit e këtyre shteteve mund të tregojnë se mund të flasin dhe mund të bashkëpunojnë me një gjuhë të përbashkët. “Është hera e parë që sivjet ka kaq numër masiv pjesëmarrësish prej 13 vendeve me një numër rekord prej 290 pjesëmarrës organizuar në një afat 10 ditor. Të gjitha shtetet pjesëmarrëse duke filluar nga SHBA, Britania e Madhe, Sllovenia, Turqia, Rumania, Italia, Kosova, Shqipëria si dhe nga përfaqësues të universiteteve të studentëve, të cilët në bazë të plan programeve të tyre përputhen me korrikulën e këtij kampi veror, ishin sot, dhe na treguan neve se si liderët e ardhshëm të vendeve të tyre por edhe studentët mund të flasin një gjuhë të përbashkët. Pra mund të flasin nga 13 vende,  mund të bashkëpunojnë për një të ardhme më të mirë të vendeve të tyre por, edhe për një të ardhme për një bashkëpunim bilateral ndërmjet vendeve dhe ministrive të Mbrojtjes”, tha në fund zëvendës ministri Maksuti.

Ndërsa drejtori i Drejtorisë për Operacione dhe Trajnime në MFSK, gjeneral brigade Zymer Halimi, pos tjerash tha se Kampi veror, që nga viti 2010 është bërë tradicional dhe është shumë i rëndësishëm pasi që kadetëve të FSK-së, u është dhënë mundësia që të këmbejnë eksperienca mes kadetëve pjesëmarrës të 13 shteteve tjera.  “Këtë aktivitet e organizojmë dhe e realizojmë qe disa vjet me radhë dhe tani është bërë një aktivitet tradicional. Që nga viti 2010 i kemi kadetët tanë në këtë kamp në poligonin e Krivollakut. Ky është një aktivitet jashtëzakonisht i rëndësishëm për arsye se pjesëmarrja e 13 shteteve dhe është e nevojshme që edhe kadetët tanë të marrin eksperienca, të këmbejnë eksperienca, të familjarizohen, bashkëbisedojnë, ata të shohin aktivitetet tona, t’i shohin aktivitetet e tyre, t’i kombinojnë dhe të bëjmë krahasime se ku jemi dhe se çka duhet të bëjmë që të organizohemi edhe më mirë”, tha në fund gjeneral Halimi.

Kadetët e FSK-së, pjesëmarrës në “Kampin veror 2016”, edhe këtë vit u dalluan me paraqitjen e tyre të shkëlqyeshme si në operacionet individuale dhe ato kolektive.

 

Kontrolloni gjithashtu

Sot, Shtëpinë-Muze të Radios Kosova e Lirë në fshatin Berishë, e vizitoi, një delegacion i Zvicrës nga komuna Meyrin e Gjenevës

Sot, Shtëpinë-Muze të Radios Kosova e Lirë në fshatin Berishë, e vizitoi, një delegacion i Zvicrës nga komuna Meyrin e Gjenevës

Sot, në Shtëpinë-Muze të Radios Kosova e Lirë,  në fshatin Berishë, qëndroi  për një vizitë, …