Gjatë vizitës zyrtare në Paris, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, dorëzoi dekoratat e dhëna në emër të Republikës së Kosovës nga presidenti, për personalitete të shquara franceze të cilët kanë kontribuar vazhdimisht në mbështetje të çështjes së Kosovës. Me këtë rast, u organizua edhe një pritje në Ambasadën e Kosovës në Paris, ku përveç laureatëve të medaljeve, të ftuar ishin edhe personalitete të jetës publike franceze, studentë dhe përfaqësues të diasporës shqiptare në Francë. “Në një kohë kur zëri i Kosovës dëgjohej pak në botë, këta intelektualë francezë themeluan komitetin e Kosovës në Paris dhe falë punës së tyre shumëvjeçare, Franca dhe bota e kuptoi drejt problemin e Kosovës dhe kjo çështje u bë kauzë evropiane dhe kauzë botërore”, tha kryeparlamentari Veseli.
Kontrolloni gjithashtu
Emmanuel Macron, njoftoi se do të emërojë një kryeministër të ri, pas dorëheqjes së Mishel Barnije
Presidenti francez, Emmanuel Macron, njoftoi se do të emërojë një kryeministër të ri pas dorëheqjes …