Veseli

Kadri Veseli pisket kur e picëkojnë atë vetë

Eprori i lartë u UÇK-së, tani kryekuvendar, Kadri Veseli pisket kur e picëkojnë atë vetë, personalisht, sikur ishte rasti i lajmit për arrest nga Gjykata Speciale, por ai koketon me redaktorët e gazetave, që krejt hapur përdhosin vlerat e luftës së UÇK-së.

Kadriu  iu uron gazetave e portaleve përvjetorët, i quan gazetarë patriotë që kanë raportuar për luftën në Kosovë, madje edhe nga Gjermania sikur Batua i tij, i shpallur gazetar “trim”, pasi ishte vetëshpallur i vrarë nga UDB-ja, e cila i kishte ndihmuar të largohej nga Kosova nga frika se po e vriste UÇK-ja, dhe nga atje kërcënonte të gjithë ata që e kishin filluar luftën krye në vete.

Kadriu ulet këmbëkryq me Adriatik Kelmendin, birin e prokurorit  të Titos, edhe pse ky pisket në kupë të qiellit  nga entuziazmi për fillimin e punës nga Gjykata Speciale.

Nuk e mbrojnë dot luftën e UÇK-së Kadri Veseli, Hashim Thaçi, as Ramush Haradinaj  vetëm kur e shohin veten të goditur, qoftë edhe nga lajmet e rreme, sikur janë shumica e lajmeve ditor në pjesën më të madhe të medieve.

Shumë nga krerët e luftës, tani të politikë vlerat e luftës qysh moti i kanë marrë nëpër këmbë dhe i kanë bërë kapital, kuptohet çfarë kapitali dhe për çfarë qëllimi.

Kadri Veseli një ditë do ta harrojë fare këtë farë Kërrçukun, se do t’i dalin edhe shumë kërrqukë e derrçukë, mushkullë e pandurë, buzhullë e ullurë, e të tjerë, të cilët në kor do të brohorasin e do të dalldisën  nga gëzimi deri në qiell, kur të niset për në Gjykatën Speciale, që e ka votuar vetë tekefundit, andaj nuk ka pse të sikletoset.

Kadriu e di fare mirë se atje do të shkojë  një ditë, në mos sot e nesër, një ditë po se po. Andaj është mirë ta ruajë mllefin e zemërimin për ta thënë atje para Gjyqit të Inkuizicionit modern të Evropës. Po as këtë nuk e bën dot, sepse e ka pranuar Gjykatën Speciale kundër UÇK-së, mbase edhe duke besuar  se si kryekuvendar i suksesshëm që është edhe do ta anashkalojnë, andaj duhet durim. Po nuk thuhet kot së nga kurthi që ta kurdisin të tjerët edhe mund të dilet, por nga kurthi që i kurdis vetvetes, nuk del dot. Nuk thonë kot se çka ta bën vetja nuk ta bënë krejt bota!

Të gjithë ata që e kanë votuar dhe e kanë miratuar Gjykatën Speciale, inkuizicionale kundër UÇK-së, duhet të pajtohen me fatin dhe nuk u ka hije të shahen e të fyhen me gazetarucë, sepse kështu e ulin edhe më tej atë pak kredibilitet që u ka mbetur. (RKL)

Kontrolloni gjithashtu

Fidaim Lushi: Në kujtim të Flakadanit të Lirisë, atdhetarit, veprimtarit dhe ish-burgosurit politik të vitit 1981, Remzi Lushi (15.02.1961 - 20.04.2017)

Fidaim Lushi: Në kujtim të Flakadanit të Lirisë, atdhetarit, veprimtarit dhe ish-burgosurit politik të vitit 1981, Remzi Lushi (15. 02.1961 – 20. 04.2017)

Me 20 prill bëhen shtatë vite nga ikja e vëllait Remzi nga kjo botë. Gjithmonë …