Kadri Veseli thotë se taksa ndaj Serbisë nuk do të hiqet por do të aplikohen masa reciprociteti në çdo fushë

Kadri Veseli thotë se taksa ndaj Serbisë nuk do të hiqet por do të aplikohen masa reciprociteti në çdo fushë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lider i PDK-së, Kadri Veseli, ka thënë se taksa ndaj Serbisë nuk do të hiqet, ndërsa ka paralajmëruar masa reciprociteti në çdo fushë në rast të vazhdimit të agresionit të Serbisë. “Taksa 100 përqind ndaj Serbisë nuk do të hiqet. Madje nëse Serbia do të vazhdoj me sjelljet agresive ne do ti shtojmë masat dhe do të kalojmë në reciprocitet të plotë me shtetin serb në çdo fushë. Taksa është vendosur në interes të shtetit dhe qytetarëve të Kosovës. Partnerët tanë strategjik dhe të përhershëm, SHBA-të, nuk kanë kërkuar heqjen e taksës sepse ata nuk duan ta dëmtojnë dinjitetin e shtetit të Kosovës. Aleatët tanë kërkojnë që ne të dialogojmë për ta arritur marrëveshjen finale që është njohja e Kosovës nga Serbia dhe ulësja në OKB”, ka thënë Veseli në Televizionin A2 CNN Albania.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Bayer: Anëtarësimi i Serbisë në Bashkimin Evropian nuk do të jetë i mundur pa njohjen e Kosovës

Gjermania ka dënuar ashpër sulmin ndaj policisë së Kosovës në veri dhe ka kërkuar që kriminelët të sillen para drejtësisë

Gjermania ka dënuar ashpër sulmin ndaj policisë së Kosovës në veri dhe ka kërkuar që …