Kaloi një vit prej kohës kur, në Hagë, filloi gjykimi kundër krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi

Procesi gjyqësor gjatë këtij viti është karakterizuar me skandale të shumta nga Prokuroria dhe gjykatës, vonesa të paarsyeshme e redaktime absurde të materialeve e dëshmitarëve të cilat ia kanë vështirësuar tej mase punën avokatëve të krerëve të UÇK-së. Katër të pandehurit janë në paraburgim që nga nëntori i vitit 2020. Shumica e procedurave gjyqësore deri më tani janë zhvilluar pa publikun për të garantuar sigurinë e dëshmitarëve. Deri më tani janë dëgjuar 53 dëshmitarë të prokurorisë dhe statusin e “viktimave” e  kanë 143 persona”, ka thënë ajo. Kryetarja e Gjykatës Speciale Trendafilova ka shtuar se tani për tani është e  vështirë të thuhet nëse ekipi i akuzës tashmë në këtë fazë të procesit ka arritur të paraqesë prova që vërtetojnë akuzat se kreu i UÇK-së është përgjegjës për një sërë krimesh lufte, siç akuzohen në aktakuzë. Dëshmitarët kryesorë ende nuk kanë dëshmuar dhe gjykata shprehu pritjet që kjo të ndodhë sa më shpejt”, ka thënë ajo në një intervistë për gazetën serbe “Politika”.

Kontrolloni gjithashtu

Sot në Maqedoninë e Veriut po mbahen zgjedhjet parlamentare e presidenciale, me një ndërhyrje të jashtëligjshme të Vetëvendosjes

Sot në Maqedoninë e Veriut  po  mbahen  zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale. Lëvizja Vetëvendosje, e Albin …