Deklaratat cinike të Albin Kurtit lidhur me raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit, kanë ngjallur reagime të ashpra, në Kosovë

Deklaratat e Albin Kurtit lidhur me raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit, kanë ngjallur reagime të forta në Prishtinë. Albin Kurti ka thënë se nuk pret që Shtetet e Bashkuara të Amerikës ta shohin Serbinë siç e sheh ai.  As nuk pres që Amerika  ta shoh Beogradin zyrtar me sytë e Albin Kurtit, por as ata nuk duhet të presin që unë ta shoh Beogradin zyrtar me sytë e Departamentit Amerikan të Shtetit, tha Kurti. Këto deklarata të Kurtit kanë ngritur në këmbë kundërshtarët e tij pro amerikanë në Kosovë.  Kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj tha se  Albin Kurti  ka kohë që nuk e përfaqëson qëndrimin e shumicës së këtij populli. Duhet të jesh shumë smirëzi të thuash ‘mos të presë Amerika që unë ta shoh Serbinë me sytë e saj. Sytë e Amerikës, kanë qenë pilotët e saj që e kanë shpëtuar një popull nga zhdukja, o i mjerë! Haradinaj iu ka referuar ndërhyrjes së NATO-s, e cila e kishte bombarduar Serbinë në vitin 1999, për shkak të spastrimit etnik që po e bënte në Kosovë.  Ndërkohë Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike e Kosovës (PDK), Vlora Çitaku,  është treguar e ashpër me kryeministrin Kurti, duke i thënë atij “nihilist” e “cinik”.

Kontrolloni gjithashtu

Sot në Maqedoninë e Veriut po mbahen zgjedhjet parlamentare e presidenciale, me një ndërhyrje të jashtëligjshme të Vetëvendosjes

Sot në Maqedoninë e Veriut  po  mbahen  zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale. Lëvizja Vetëvendosje, e Albin …