Kandidatët e PDK-së në Prizren, ditën e parë të fushatës e filluan me homazhe në varrezat e dëshmorëve në Landovicë

Kandidatët e PDK-së në Prizren, ditën e parë të fushatës e filluan me homazhe në varrezat e dëshmorëve në Landovicë

Kandidatët për deputetë nga radhët e PDK-së në Prizren: Nezir Çoçaj, Kujtim Gashi, Luljeta Veselaj- Gutaj, Kadri Kryeziu, Gresë Baraliu, Alban Bislimaj, Veton Firzi dhe Kastriot Krasniqi, të shoqëruar nga shefi i shtabit zgjedhor Shaqir Totaj dhe strukturat e degës, ditën e parë të fillimit të fushatës zgjedhore e kanë nisë, duke bërë homazhe në varrezat e dëshmorëve në Landovicë. Kandidatët për deputetë, nga varrezat e dëshmorëve në Landovicë kanë theksuar se gjaku i dëshmorëve dhe i martirëve, neve kandidatëve për deputetë na obligon që të marrim përgjegjësi për ndërtimin e shtetit përmes #Rimëkëmbjes së vendit dhe inkuadrimin e Kosovës në organizma ndërkombëtarë. Ata në fjalën e tyre kanë theksuar se sot në ditën e parë të fillimit të fushatës, po e ndiejnë thellë  mungesën e krerëve të UÇK-së: Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, që padrejtësisht po mbahen në Hagë, por jemi të bindur se ata do të kthehen fitimtar, sepse ashtu siç ditën të luftojnë për çlirimin e Kosovës, ashtu do të dinë ta mbrojnë luftën e drejtë dhe të pastër të UÇK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Ragip GJOSHI:  (Di) Kush po harron arritjet dhe dëshiron të fillojë  nga e para ?!  

Ragip Gjoshi: Kosova në agoni institucionale, Kuvendi i bllokuar rrezikon rendin kushtetues

Profesori universitar Ragip Gjoshi, në një analizë të thellë politiko-juridike, ka paralajmëruar për një krizë …