Brickos

Abdyl Krasniqi, vëllai i Jakup Krasniqit, në zgjedhjet e 14 shkurtit është pjesë e listës së Nismës Socialdemokrate për deputet

Abdyl Krasniqi, vëllai i Jakup Krasniqit, në zgjedhjet e 14 shkurtit është pjesë e listës së Nismës Socialdemokrate për deputet

Abdyl Krasniqi, vëllai i Jakup Krasniqit, në zgjedhjet e 14 shkurtit është pjesë e listës së Nismës Socialdemokrate për deputet. Ai përmes një postimi ka shkruar se është i nderuar që është pjesë e listës së Nismës. Krasniqi ka thënë se kjo listë është listë e kauzës në mbrojtje të vlerave tona kombëtare, e cila është alfa dhe omega e shtetit dhe të ardhmes së sigurt. “Në këto zgjedhje jemi pa Jakupin, vëllanë tim, por jemi me vizionin dhe idealin e tij në çdo hap. Nisma, me theks të veçantë kryetari, sekretari dhe kryesia e nderuar, më kanë nderuar duke më vendosur numër 2 në listë, jo për të zëvendësuar Jakupin, asnjëherë, por si respekt ndaj punës së tij dhe vazhdimit të misionit fisnik që e ka udhëhequr gjatë gjithë jetës së tij, të qenurit në shërbim të vendit dhe qytetarëve në çdo kohë dhe rrethanë”, ka shkruar Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Britania e Madhe: Kosova e Serbia duhet të jenë të përfshira në mënyrë konstruktive në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja

Sigurimi i pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës ishte tema e diskutuar në seancën e fundit …