Kandidati i PDK-së për deputet, Nezir Çoçaj përfundon intervistimin disa orësh në selinë e EULEX-it

Kandidati i PDK-së për deputet, Nezir Çoçaj përfundon intervistimin disa orësh në selinë e EULEX-it

Kandidati i PDK-së për deputet, Nezir Çoçaj, nga Prizreni, është intervistuar të mërkurën për disa orë në cilësinë e dëshmitarit, në selinë e EULEX në Fushë Kosovë. Çoçaj e ka konfirmuar  se ai sot është intervistuar por nuk ka dhënë detaje më tepër. Ai ishte ftuar ditë më parë nga Gjykata Speciale, pas bërjes publike të kandidaturës së tij për deputet të PDK-së. Çoçaj ka qenë njëri nga njerëzit e parë që ju kishte bashkangjitur radhëve të Ushtrisë Çlirimitare të Kosovës, deri në përfundimin e luftës. “Posti im më i larti që kam pasur në jetë ka qenë ai posti i shenjtë – ushtar i UÇK-së”, kishte thënë Çoçaj, kur kishte marrë ftesën për t’u intervistuar, duke u ndjerë gjithmonë krenar për luftën e shenjtë të UÇK-së. Ndryshë, më 5 nëntor është konfirmuar aktakuza ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimi, të cilët tashmë po mbahen në burg në Hagë.

Kontrolloni gjithashtu

KDI ka folur për një situatë të kundërligjshme, të cilën kryetarja Osmani është duke e toleruar që afro 3 muaj

Eugen Cakolli: Takimet për Presidentin në Qeveri janë të pazakonta, procesi i takon Kuvendit

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës, ka kritikuar mënyrën se si po zhvillohen konsultimet …