Ish-komandanti i Brigadës 153, të Zonës Operative të Llapit, Adem Shehu intervistohet nga Gjykata Speciale

Ish-komandanti i Brigadës 153, të Zonës Operative të Llapit, Adem Shehu intervistohet nga Gjykata Speciale në Hagë

Prokurorët e Gjykatës Speciale në Hagë intervistuan ushtarakun nga Shqipëria, Adem Shehu. Ai është shtetasi i parë shqiptar që intervistohet lidhur me hetimet për krimet e supozuara të UÇK gjatë luftës. Javën e shkuar prokurorët specialë në Hagë, i kishin dërguar një fletëthirrje për tu intervistuar si person që ka dijeni, në detyrën  e ish-komandantit të Brigadës 153  të Zonës Operative të Llapit. Gjatë luftës në Kosovë shumë oficerë të ushtrisë shqiptare iu bashkuan luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Adem Shehu është me origjinë nga Farka e Tiranës dhe shërbente si oficer i reparteve kundërajrore. Ai stërviti ata që vinin nga Kosova dhe nga vendet perëndimore. Komandant Adem Sheku llogaritet si njëri nga komandantët më të suksesshëm  të UÇK-së, i cili me forcat e tij ishte pozicionuar  përreth vijës kufitare të Kosovës me Serbinë.

Kontrolloni gjithashtu

Ka arritur në 34 mijë e 183 numri i palestinezëve të vrarë në sulmet që ushtria izraelite po i vazhdon në Rripin e Gazës

Është rritur në 34 mijë e 183 numri i palestinezëve të vrarë në sulmet që …