Kandidati i PDK-së për kryetar të Mitrovicës, Bedri Hamza takon banorët e e Bairit, Vinarcit dhe Koshtovës

Kandidati i PDK-së për kryetar të Mitrovicës, Bedri Hamza takon banorët e e Bairit, Vinarcit dhe Koshtovës

Kandidati i PDK-së për kryetar të Mitrovicës, Bedri Hamza, sonte është takuar me banorë të Bairit, Vinarcit dhe Koshtovës, për të cilët ka thënë se janë me plot shpresë se ditë më të mira po vijnë. Hamza ka thënë se qytetit të minatorëve, zejtarëve, sportistëve, artdashësve dhe punëtorëve të zellshëm, do t’ia kthejë perspektivën dhe krenarinë. “Edhe banorët e Bairit, Vinarcit dhe Koshtovës janë plotë shpresë se ditë më të mira po vijnë. Qytetit të minatorëve, zejtarëve, sportistëve, artdashësve dhe punëtorëve të zellshëm, me potencial për zhvillim e punësim, së bashku do t’ia kthejmë perspektivën dhe krenarinë. Vullnetmirë dhe besimplotë po bashkohemi që ta lartësojmë në çdo aspekt emrin e Mitrovicës sonë!”, ka shkruar Hamza.

Kontrolloni gjithashtu

Më 1 prill  të vitit 1981, kishin shpërthyer në Prishtinë demonstrata e tretë masive pas 11 dhe 26 marsit të po atij viti

Më 1 prill  të vitit 1981, kishin shpërthyer në Prishtinë demonstrata e tretë masive pas …