Xhavit Drenori

Kandidati i pavarur Xhavit Drenori, reagon publikisht ndaj organizatave të dala nga lufta e UÇK-së, në Drenas

Kandidati i pavarur për kryetar të Drenasit, Xhavit Drenori, ka reaguar publikisht ndaj organizatave të dala nga lufta e UÇK-së, në Drenas, të cilat, sipas tij  po e shkelin statutin duke e mbështetur vetëm kandidatin e PDK-së për kryetar të komunës, Ramiz Lladrovcin. Ai në një konferencë për medie ka thënë se edhe pasi përfaqësues të kësaj organizate, dega në Drenas kanë pranuar që të takohen me të, pas mesnatës së mbrëmshme ia kanë anuluar takimin pa dhënë ndonjë shpjegim apo arsye.

Kontrolloni gjithashtu

IKD: Kriza politike ka lënë dhjetëra institucione me mandate të skaduara dhe pozita të paplotësuara

Instituti i Kosovës për Drejtësi ka ngritur alarmin se dhjetëra institucione dhe agjenci të pavarura …