Kandidati për deputet i AAK-së, Lahi Brahimaj ka mbajtur takim elektoral me qytetarët e Gjakovës

Kandidati për deputet i AAK-së, Lahi Brahimaj ka mbajtur takim elektoral me qytetarët e Gjakovës

Kandidati për deputet i AAK-së, Lahi Brahimaj ka mbajtur takim me qytetarët e Gjakovës. Brahimaj përmes një postimi ka njoftuar se ka marr  mbështetje të fuqishme për vizionin e Kosovës Fituese, që është konfirmim se jemi në rrugën e duhur. Së bashku do të ndërtojmë një Kosovë të zhvilluar ekonomikisht, me perspektivë të qartë euro-atlantike dhe me dinjitet të plotë shtetëror”, tha mes tjerash Brahimaj. Rrugëtimi ynë vazhdoi me takimin e përzemërt me bashkëluftëtarë në Gjakovë, ku bashkë me kryetarin e Deçanit Bashkim Ramosaj, patëm kënaqësinë të bashkëbisedojmë me luftëtarët e lirisë. Falënderim të veçantë për Gjeneral Maliq Ndrecën për organizimin e këtij takimi shumë domethënës. Gjithashtu me kryetarin e Gjakovës Ardian Gjini dhe kandidatë të tjerë, takuam banorët e Ponoshecit dhe Babaj Bokës. Mbështetja e fuqishme për vizionin e Kosovës Fituese është konfirmim se jemi në rrugën e duhur. Së bashku do të ndërtojmë një Kosovë të zhvilluar ekonomikisht, me perspektivë të qartë euro-atlantike dhe me dinjitet të plotë shtetëror, ka nënvizuar kandidati për deputet i AAK-së, Lahi Brahimaj.

Kontrolloni gjithashtu

James Rubin: Gjykata Speciale është shembulli i drejtësisë ndërkombëtare që ka dalë jashtë kontrollit

James Rubin: “Gjykata Speciale është shembulli i drejtësisë ndërkombëtare që ka dalë jashtë kontrollit”

James Rubin, ish-ndihmëssekretar amerikan i Shtetit, pranoi se në një intervistë në korrik të këtij …