MIT KS
Fillimi / Lajmet / Kandiq: Thaçi na ka befasuar për të mirë
Natasha Kandiq

Kandiq: Thaçi na ka befasuar për të mirë

Humanistja serbe, Natasha Kandiq, ka thënë se kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, me vendosjen e kurorës me lule në pllakën përkujtimore kushtuar 14 qytetarëve serbë, të vrarë pas luftës, në fshatin Grackë të Lipjanit, ka lënë prapa kryeministrin serb, Aleksandar Vuçiq, si dhe kryetarin Nikoliq. Ajo në një intervistë për “Danas”-in ka thënë se veprimi i Thaçit mund të mos ketë bërë jehonë si “çelës i pajtimit”, por se është me rëndësi që nuk janë dëgjuar britma nga Serbia kundër këtij gjesti të Thaçit. “Më kanë befasuar fjalët e Thaçit. Ai nuk ka thënë se ‘po vendos kurore lulesh viktimave serbe dhe tani pres që edhe kryeministri serb të vendosë lule viktimave shqiptare. Në Serbi ekziston një vend për të cilin padyshim është vendi i kryerjes së krimit ndaj shqiptarëve të cilët sipas së drejtës ndërkombëtare dhe ligjeve vendore kanë pasur status të personave të mbrojtur- fshati Petrovo, kampi policor në të cilin janë pushkatuar tre vëllezërit Bytyqi.“Është e saktë se përfaqësuesit e institucioneve të Serbisë tregojnë dhembshuri ndaj viktimave boshnjake, kurse raporti ndaj viktimave shqiptare është i ftohtë, por shpeshherë edhe i pakëndshëm. Jetët e viktimave shqiptare janë më pak të vlefshme sesa jetët e serbëve, por edhe boshnjakëve – kjo ndjehet në deklaratat e politikanë serbë”, ka thënë Kandiqi.

Kontrolloni gjithashtu

Cakaj: Asnjëherë nuk kam pa ndonjë hartë e apo plan për të ndarë Kosovën, ata që kanë parë le të flasin

Cakaj: Asnjëherë nuk kam pa ndonjë hartë e apo plan për të ndarë Kosovën, ata që kanë parë le të flasin

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme në Qeverinë e Shqipërisë, Gent Cakaj, ka thënë ...