Carl Bildt

Karl Bildt: Nuk pres përmirësim të menjëhershëm të raporteve Kosovë- Serbi e as përshkallëzim të situatës

Duke folur për raportet mes Kosovës dhe Serbisë dhe gjendjes në pjesën veriore të vendit tonë, ish-kryeministri i Suedisë, Karl Bildt ka deklaruar se nuk pret përmirësim të menjëhershëm të raporteve Kosovë- Serbi e as përshkallëzim të situatës. Ai ka shtuar më tutje se situata aktuale në Kosovë është pjesë e një vazhdimësie të parehatisë me të cilën, sipas tij, është mësuar Ballkani. “Zbatimi i një marrëveshjeje të nja dy vite më parë si për targa ashtu edhe për një asociacion të komunave serbe në Kosovë. Dhe gjithashtu përkon me përpjekjet e BE-së dhe SHBA-së për të pasur një zgjidhje më të qëndrueshme të problemit. Nuk pres një përparim të menjëhershëm. Nuk pres ndonjë përshkallëzim të menjëhershëm. Kështu është normalisht Ballkani” është cituar të ketë deklaruar ish-kryeministri i Suedisë, Karl Bildt.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …