leoni

Kastriot Kotoni: Kërcënimet me forma dhune të rrëzimit të pushtetit, tregojnë se ata nuk e njohin votën e popullit, as ligjet e natyrës

Kastriot Kotoni: Kërcënimet me forma dhune të rrëzimit të pushtetit, tregojnë se ata nuk e njohin votën e popullit, as ligjet e natyrës

Njerëz që mendojnë për fundin e vitit shkollor në sistemin 9 vjeçar dhe të mesëm, të tjerë që rendin në fundjava të hareshme drejt freskisë së detit, e ca të tjerë ku për çdo kilometër, shikon 3-4 vajza të cilat kanë në hundën e tyre nga një ankerplas, a thua se dalin nga ringjet e boksit, (ndërhyrje estetike), po ti shtojmë këtyre edhe ca flokë-mbjellur që vijnë nga të katër anët e botës, se tashmë është në mbyllje sezoni i turizmit dentar i cili varet shumë edhe nga kostot e biletave të avionëve.

Tirana dhe Parisi kaluan me mençuri një “Bela Çiao” të jashtëzakonshme në organizimin e dy aktiviteteve të kupave të Evropës. Qytetarët e Shqipërisë dhe veçanërisht ata të Tiranës u tretën me tifozët e Romës dhe të Fejnordit në një polifoni ndjenjash, ku simfonia e prag ndeshjes ishte një festë për të gjithë, por edhe pas ndeshja kaloj me një atmosferë tejet optimiste dhe mbas ndeshjes, tifozët e të dyja kampeve nuk i shpëtuan tundimit të një Shqipërie aq të vogël dhe shumë të bukur, me njerëz të cilët flisnin shumë gjuhë të huaja dhe kishin një bujari e ndjenjën ndihmuese, si në asnjë vend tjetër të botës. Përtej këtyre ditëve të mbushura me emocione pozitive, tjetër pamje ka fusha shahut politik, në parlamentin shqiptar. Qeveria ka bërë disa herë ftesë për një dialog me opozitën legale , kjo e fundit e zënë “Kaps” në monotoninë e zhargonit dadasë (që ne e dimë se ju e keni zgjedhur presidentin) humb kohën me emërtesa qokash dhe e kthen procesin si një tragjikomedi, sa kur futen në gojën e foltorexhinjve fillon një diarre të sharash, që nuk ka prokuror në botë të mos fillojë një çështje penale. Kujtojnë këta të gjorët që vuajnë nga këto fenomene të (Kapsllëkut politik , të cilët kur ishte për të folur heshtën, kur ai tjetri me foltoret e çori prapanicën duke sharë me rrënjë e degë e përgjërime për demokraci e lloj pallavrash si një diarre që nuk ka të ndalur). Ka në nocionin mjekësor dy simptoma për këto lloj gjendjesh. E para pacienti është përball një gjendje tejet të rëndë demence nga kequshqyerja (domethënë 30 e ca vjet që ka vjedhur zgjedhjet e rrahur opozitar e gazetar, ka kryer korrupsion dhe vrasje në bulevard e ka shkatërruar vendin e ka larguar shqiptarët).

Çdo ditë që vjen në kampin opozitar do të dëgjojmë vetëm fotokopjon e atyre që kanë thënë kundërshtarët e saj , por tani me një ndryshim se po thuhen nga goja e bijve të saj që i rriti e u dha poste ministrore e partiake (duket dolën nga gjendja e kapsllëkut ku për hir të bashkimit e demokracisë në parti i besuan foltoraxhinjve e rëndë por nga e njëjta familje vijnë e në gjenet e tyre lulëzojnë reflekset e së njëjtës kuzhinë. E dyta, foltorja në kapsllëkun e njohjeve nga partitë simotra në Evropë e më tej, nuk I dha dritën jeshile personit non grata nga Amerika. Ecejaket e disa foltorexhinjve për të çarë përtej Atlantikut me diasporat pro PD-së, janë një shtrëngim i madh prapanice që s’dihet çfarë hematomash a plagësh sjell, po siç i thonë këtej nga ne  “I mbyturi të mbyt” mjaft i ke përçarë shqiptarët brenda kufirit e jashtë tij, në ka ndonjë të marr nga trutë andej nga Amerika, që do të mbytet le të të ndjekë.

Kërcënimet me forma dhune të rrëzimit të pushtetit, tregojnë se njerëz të tillë të cilët, nuk e kanë lexuar votën e popullit ose nuk i njohin ligjet e natyrës ose janë në gjendjen frikës për të dalë nga shpella filozofike e kujtojnë se ndjekësit e tij mund t’i përdori si mercenarë në çdo kohë. Beson në mrekullinë e të bërit nuse për herë të tretë ose për të satën të duash ti, kjo është puna juaj, po lëri të rrinë ca shqiptarë në Shqipëri, se po erdhe ti…largqoftë me ç’ po shohim në televizion dhe në portale janë vënë baste –se do ikim me këmbë nëpërmjet detit, vetëm ti mos të jesh në krye të shtetit shqiptar. Mos ia shto të nxehtin këtij populli tani me ardhjen e sezonit të turizmit, se askush nuk ta ka ngenë. Lëri shqiptarët të pushojnë e të fitojnë ato dy çika lekë nga turizmi për të cilin je xheloz, se sado që flisje keq për Shqipërinë , turistët e huaj u shtuan dhe vijnë rishtas, me shumë kënaqësi e natyrisht ka një progres të dukshëm në investime për infrastrukturën e vende akomoduese, falë edhe kësaj qeverisjeje së cilës nuk ke lënë orë e minutë pa e sharë (diarre). E që të mos lemë pa folur për koalicionin revolucionar që gjoja pritet të nënshkruani me partinë e presidentit, jeni ende në kohë ta rishikoni këtë opsion, se gojët e liga në PD-në tënde e quajnë si faktor kryesor të humbjes koalicionin me të, por nejse ju shkon edhe thënia “Nga humbja vijmë në humbje shkojmë), a se ti e di që përkundër rinisë së varfër të PD-së ata të rinjtë e LSI-së i bëjnë pushimet në Jalë. Ja tu shtua edhe një kequshqyerje tjetër, që vjen nga sherret për udhëheqësin i cili i trajton më mirë filizat e rinj të partisë, përsëri kapsllëk e  diarre, e mjerë prapanica e shkretë. (Dita)

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti në Kërçovë: Fronti na bashkon për fitoren më të madhe në histori

Ali Ahmeti në Kërçovë: Fronti na bashkon për fitoren më të madhe në histori

Fronti Europian stacionin e radhës e ka pasur qytetin e Kërçovës, ku para një numri …