Katër segmente të rrugëve asfaltohen në Carrallukë të Malishevës

Në vazhdën e realizimit të projekteve, të infrastrukturës rrugore në Komunën e Malishevës, përkatësisht në brendi të fshatit Carrallukë, kryetari i Komunës, Ragip Begaj i shoqëruar edhe nga Drejtori i Urbanizmit, Ahmet Morina, inspektuan nga afër, katër segmentet e rrugëve që po asfaltohen, dhe me këtë rast i kanë uruar banorët e këtij fshati.

,,Kam premtuar se prioritetit i angazhimeve të mia, do të jenë, infrastruktura, rrugore, kanalizimet, ujësjellësi, shkollat dhe në përgjithësi mirëqenia e qytetarëve të secilit fshat në Komunën e Malishevës”, theksoi, kryetari Begaj para qytetarëve të Carrallukës.

Edhe Drejtori, Morina, Uroj qytetarët për rrugët që po asfaltohen në brendi të fshatit, t’i gëzoni dhe t’i trashëgoni këto investime, të cilat rrisin cilësinë e jetës dhe mirëqenien e qytetarëve tanë”, përfundoj, Morina. Rrugët brenda fshatit, kapin gjatësi të konsiderueshme të kilometrave, ku përfshihen, disa rrugë të disa lagjeve, të cilat lidhen njëra me tjetrën. Rrugët të cilat kanë filluar të asfaltohen gjatë ditës së premte, pritën të përfundojnë brenda pak ditëve.

Kontrolloni gjithashtu

Në QKMF-në në Ferizaj ishin për vizitë Dr. Edita Haxhiu – përfaqësuese nga OBSh, Dr. Fetije Fetaj nga IKShPK dhe një përfaqësuese nga UNICEF-i

Në shërbimin e vaksinimit në Ferizaj ishin për vizitë Dr. Edita Haxhiu – përfaqësuese nga …