Në Gjykatën Themelore të Prishtinës po zhvillohet seanca ku po jepen fjalët përfundimtare në rastin e sulmit terrorist në Banjskë, një nga ngjarjet më të rënda që ka sfiduar rendin kushtetues të vendit. Prokurori Naim Abazi ka kërkuar dënimin maksimal burgim të përjetshëm për të akuzuarit Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq, duke theksuar se vetëm një masë e tillë mund të reflektojë seriozitetin e krimit. Sipas prokurorisë, veprat për të cilat akuzohen përbëjnë cenim të rëndë të rendit kushtetues dhe sigurisë së vendit, ndërsa çdo dënim më i lehtë do të ishte në shpërputhje me peshën e sulmit. “Vetëm një dënim i tillë reflekton peshën e krimit të kryer dhe seriozitetin e cenimit të rendit kushtetues”, deklaroi prokurori gjatë seancës. Rasti i Banjskës vazhdon të mbetet një test i rëndësishëm për drejtësinë në Kosovë, ndërsa opinioni publik pret një vendim që të vendosë standarde të qarta ndaj akteve terroriste dhe përgjegjësisë penale.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
