Kerry arrin në Kosovë

Sekretari amerikan i Shtetit John
Kerry ka arritur në Kosovë. Me të arritur, Kerry-n e ka pritur kryeministri Isa
Mustafa, nga ku bashkërisht parakaluan para Gardës së Nderit të FSK-së. Pas kësaj,
sekretari amerikan ka nisur takimin me kryeministrin Isa Mustafa dhe dy zëvendësit
e tij, Hashim Thaçi dhe Branimir Stojanoviq. Për të siguruar mbarëvajtjen e
vizitës është përkujdesur Policia e Kosovës, e cila ka shtuar masat e sigurisë në
mjediset e brendshme dhe të jashtme të Aeroportit Ndërkombëtar ‘Adem Jashari’.

Kontrolloni gjithashtu

Numërohen 65 për qind të votave, këta janë 10 më të votuarit nga PDK-ja, LDK-ja LV-ja dhe AAK-ja

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka procesuar 65.01 për qind të numërimit të kandidatëve për deputetë. …