Kryekuvendari, Kadri Veseli

Këshilli Drejtues i PDK-së e ka nominuar zyrtarisht Kadri Veselin për postin e kryekuvendarit

Organi vendimmarrës i Partisë Demokratike të Kosovës, edhe zyrtarisht e ka nominuar Kadri Veselin për Kryetar të Parlamentit. Ky vendim është marrë sot në mbledhjen e Këshillit Drejtues të kësaj partie, duke i dhënë edhe kompetenca të tjera kryetarit të PDK’së. Një zyrtar i lartë i partisë ka thënë  se Kadri Veseli ka marrë edhe kompetencë të propozojë emrat e ministrave të rinj si dhe të propozojë emrat e kandidatëve për kryetarë të komunave për zgjedhjet lokale. “Këshilli Drejtues ka marrë dy vendime madhore. I pari ka të bëjë me nomiminin e z. Veseli për Kryetar të Parlamentit të Republikës së Kosovës. Vendimi i dytë ka të bëjë me dhënien e kompetencave për Kryetarin e PDK’së që t’i propozojë emrat për ministra të rinj në Qeveri dhe emrat e kandidatëve për Kryetarë komunash, thuhet në një njoftim për medie.

Kontrolloni gjithashtu

Amerika dhe Bashkimi Evropian presin që më së largu sot të arrihet një marrëveshje për qetësim të situatës në veriun e Kosovës

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian presin që sot  të arrihet një marrëveshja …