Brickos

Këshilli i Bashkësisë Islame në Malishevë, ndihmon nxënësit me çanta dhe pajisje tjera shkollore

Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollorë, Këshilli i Bashkësisë Islame në Malishevë, përmes shoqatës së saj “Bereqeti”, i kanë dhuruar një donacion prej 30 çantave për nxënësit e Shkollës Fillore dhe të Mesme të Ulët “Ibrahim Mazreku” në Malishevë. Çantat janë të pajisura edhe me fletore, lapsa, ngjyra dhe pajisje tjera për lëndën e matematikës. Këshilli i Bashkësisë Islame në Malishevë, i drejtuar nga kryetari i saj, Hoxhë Sead Paçarizi, i shoqëruar edhe nga zyrtarët tjerë, janë pritur fillimisht nga drejtori i Drejtorisë për Arsim dhe Edukim në Malishevë, Blerim Thaçi, e më pas së bashku ja kanë dorëzuar donacionin drejtoreshës së SHFMU “ Ibrahim Mazreku” në Malishevë, Rrezarta Mazreku-Kastrati. Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Malishevë, Hoxhë Sead Paçarizi, ka bërë të ditur se përmes shoqatës “Bereqeti”, kanë filluar një aksion për grumbullimin e donacioneve për nxënësit e shkollave të Komunës së Malishevës dhe ky aksion ka hasur në mirëkuptim tek të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë. “Sot po i japim 30 çanta të kompletuara për nxënësit e shkollës në Malishevë dhe aksioni do të vazhdoj në shkollat tjera”, ka thënë Hoxhë Sead Paçarizi. Drejtori Blerim Thaçi e ka falënderuar Këshillin e Bashkësisë Islame në Malishevë për këtë donacion dhe për bashkëpunimin e mirë me drejtorinë që ai drejton. Ndërsa edhe drejtoresha e SHFMU “Ibrahim MAzreku”, Rrezarta Mazreku-Kastrati, e ka falënderuar KBI në Malishevë, për këtë donacion, që sipas saj, “është shumë domethënës për shkollën, nxënësit dhe prindërit”.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga skema praktike në punë

Sot, kryetari i komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga …