viza

Këshilli i Ministrave i Bashkimit Evropian miratoi në lexim të parë vendimin për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës

Më 12 janar të këtij viti, Komiteti për Liritë Qytetare, Drejtësi dhe Çështje të Brendshme, që shkurt njihet edhe si LIBE, i Parlamentit Evropian, në pikën për Kosovën që ndërlidhet me procesin e liberalizimit të vizave kishte votuar me shumicë dërmuese pro liberalizimit të vizave.  Më 14 dhjetor të vitit të kaluar Ambasadorët e Bashkimit Evropian  e kanë miratuar tekstin e kompromisit për liberalizimin e vizave për qytetarët e vendit tonë. Ekipet negociuese të Parlamentit Evropian dhe kryesisë së Këshillit të BE-së, arritën marrëveshjen për projekt-rregulloren për udhëtimin pa viza për poseduesit e pasaportave të lëshuara nga Kosova. Institucionet e BE-së ranë dakord që kërkesa për të mos pasur viza për qytetarët e Kosoëvës do të zbatohet nga data e fillimit të funksionimit të Sistemi Evropian i Informacionit dhe Autorizimit për Udhëtimet (ETIAS) dhe në çfarëdo rasti, jo më vonë se deri më  1 janar  të vitit 2024. Edhe pesë shtetet që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, sikur janë  Greqia, Spanja, Qipro, Rumania dhe Sllovakia, po ashtu kanë votuar pro vendimit për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

 

Kontrolloni gjithashtu

Sot në Maqedoninë e Veriut po mbahen zgjedhjet parlamentare e presidenciale, me një ndërhyrje të jashtëligjshme të Vetëvendosjes

Sot në Maqedoninë e Veriut  po  mbahen  zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale. Lëvizja Vetëvendosje, e Albin …