KMDLNj

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka reaguar sërish kundër shkeljes së të drejtave të njeriut nga Gjykata Speciale

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka reaguar sërish kundër Gjykatës Speciale në Hagë, për të cilën ka konstatuar se po i shkel të drejtat e njeriut të të arrestuarve nga Kosova  që po mbahen në paraburgim. KMDLNJ-ja, thotë se  për shkak të rrethanave objektive dhe subjektive është e pamundur të monitorohen nga afër ose drejtpërdrejt të drejtat e tyre nëse respektohen në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe kombëtare për të drejtat e personave të privuar nga liria dhe monitorimi bëhet nga distanca. Vetëm nga data 15 korrik 2021 , me ndërprerje shkaku i pandemisë janë lejuar fillimisht vizitat familjare të ngushtë, kurse nga shtatori 2021 dhe të të tjerëve e aktualisht lejohen vetëm vizitat familjare. Monitorimi i seancave gjyqësore bëhet 100% nga distanca. Ndërsa ekskluzivitet për vizita monitoruese kanë Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq dhe Avokati i Popullit nga Holanda dhe këtu përfundon monitorimi, ndonëse themelues i Gjykatës  është Kuvendi i Kosovës dhe deklarativisht është pjesë e sistemit të drejtësisë së Kosovës, Më tej, thuhet se problemi kryesor i monitoruesve të KMDLNJ-së është mbyllja e seancave sikur edhe tekstet e redaktuara deri në masën 75%. Kjo praktikë duhet të ndryshojë, sepse në emër të mbrojtjes së dëshmitarëve po komprometohet integriteti i procesit gjyqësor, përgatitja e mbrojtjes, si dhe transparenca përmes një monitorimi efektiv”, thotë KMDLNJ-ja.

Kontrolloni gjithashtu

25 vjet më parë, më 26 prill, të vitit 1999 nga sulmet serbe me artileri të rëndë ishin vrarë shumë shqiptarë në fshatrat e Dukagjinit

25 vjet më parë,  më 26 prill, të vitit 1999 nga sulmet serbe me artileri …