Kështu fliste, komandanti, Fehmi Lladrovci, në verë të vitit 1998, për luftën e drejtë dhe të domosdoshme të UÇK-së

Kështu fliste, komandanti, Fehmi Lladrovci, në verë të vitit 1998, për luftën e drejtë dhe të domosdoshme të UÇK-së

Në mesin e intervistave apo prononcimeve që ka dhënë për mediet botërore, Fehmi Lladrovci, në vetë të vitit 1998,  ju sjellim disa fragmente ku ai ka shprehur qëndrimin e tij të patundur për luftën e UÇK-së me besim në fitore.

-Shqiptarët kanë pritur shumë kohë për t’ i parë BE e ShBA-ja, për ta parë padrejtësitë që iu kanë bërë popullit shqiptar.

-Londra 1 2 e 3 prapë kanë punuar kundër interesave të shqiptarëve.

-Populli shqiptar kërkon përfundimisht çlirimin nga fashistët dhe çetniket serb.

-Periudha e viteve 81 e 90 është shumë e njohur edhe për opinion evropian e edhe atë amerikan. -Gjendja e shqiptarëve është çdo ditë me e rraskapitur me e ndrydhur e më e lodhur. Ua kanë mbyllur shkollat, ua kanë ndaluar punën në  fabrika, ua kanë ndaluar gjithçka që është  kombëtare.

-Ne nuk i kemi marrë armët në dorë për arsye se jemi të sëmurë apo se kemi dashtë luftë, por është domosdoshmëri pa të cilën nuk kupton askush as Evropa e as Amerika, prandaj është domosdoshmëri e kohës.

-Ushtria Jugosllave ka qenë prej kohësh e kyçur në këtë luftë, ushtria Jugosllave nuk ka asnjë arsye të luftojë se janë të gjithë të rijnë nuk kanë motiv për luftë por janë të gjithë njerëz të paguar, njerëz që me vite Millosheviqi i ka frymëzuar me shovinizmin më të madh dhe me urrejtjen më të madhe ndaj shqiptarëve.

-Unë jam plotësisht i bindur se rinia serbe nuk do të jetë e gatshme të luftojë në Kosovë. Le ta argumentojnë serbet vetëm një akt terrorizmi që ka bërë UCK-ja, ndërsa ne kemi me mijëra raste që falangat serbe kanë bërë terror mbi popullin shqiptar.

-Le të tregojnë nëse një njeri i pafajshëm apo i pa armatosur që është vrarë nga UCK-ja, një fëmijë ose një grua që është vrarë kudo qoftë në territorin e Kosovës.

-Ne armët nuk i kemi marrë për luftë kundër popullatës serbe që jeton në Kosovë por kundër regjimit çetnik dhe kundër forcave kriminale serbe që po luftojnë në Kosovë.

-Ne dëshirojmë çlirimin definitiv të Kosovës nga Serbia.

-UÇK nuk pajtohet me asnjë zgjidhje tjetër pos pavarësisë së plotë të Kosovës.

-Ne jemi të gatshëm të bisedojmë me Serbinë vetëm për vijën kufitare e për asgjë tjetër.

-UÇK-ja  në radhët e veta ka edhe drejtues politikë.

-Sipas rrethanave që do të kemi në Kosovë është e pamundur të mos angazhohen edhe shqiptarët kudo që janë në Ballkan dhe në Evropë.

-Arma më e fuqishme është morali i popullit që lufton për Liri dhe nuk ka asnjë armë të Millosheviqit që mund ta vras moralin e popullit dhe ta shuajë etjen e tij  për LIRI…

Video: https://www.facebook.com/760869820724011/videos/279570213507186

Kontrolloni gjithashtu

Festa e Nënës vjen bashkë me pranverën: Flasin Meri Mezini, Irini Qirjako, Margarita Xhepa, Alida Hisku, Myfarete Laze, Enrieta Sina

Festa e Nënës vjen bashkë me pranverën Gëzuar 8 Marsin nënat tona Çfarë është për …