KFOR-i ka njoftuar për aktivitetin e ushtarëve amerikanë në ruajtje të kufirit të Kosovës

KFOR-i ka njoftuar për aktivitetin e ushtarëve amerikanë në ruajtje të kufirit të Kosovës. Në njoftim thuhet se këto patrullime ndihmojnë në ruajtjen e vlerësimit për situatën, mbështesin stabilitetin dhe lirinë e lëvizjes, monitorojnë ndryshimet në mjedisin operativ dhe demonstrojnë një prani të dukshme në terren. “Aktivitete të tilla pasqyrojnë angazhimin e vazhdueshëm të KFOR-it për të siguruar një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë, në një mënyrë të paanshme dhe transparente” thuhet në njoftimin e KFOR-it për medie.

Kontrolloni gjithashtu

Ariana Musliu-Shoshi godet Konjufcën për fjalimin në OKB: Zëri i Kosovës për Hagën ishte i zbehtë

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, ka kritikuar ashpër paraqitjen e ministrit të …