leoni

Komanda Rajonale e KFOR-it Perëndimor mban këtë javë stërvitjen “Big Rock”, në pjesën perëndimore të vendit

KFOR-i njoftoi se ushtarët italianë që janë në kuadër të KFOR-it do të kryejnë trajnimet vjetore në Komunën e Zubin Potokut

KFOR-i përmes një njoftimi për medie ka bërë me dije se ushtarë italianë që janë në kuadër të KFOR-it do të kryejnë trajnimet vjetore në Komunën e Zubin Potokut përkatësisht tek diga e Ujmanit. Ushtrimi do të mbahet më 30 dhjetor, dhe në këtë aktivitet të ushtrisë italiane do të përfshihen edhe anije italiane me qëllim që të plotësohen kërkesat e specifikuara të trajnimit të ushtarëve. Në fund të njoftimit  është thënë se “KFOR-i specifikon se janë mision paqeruajtës i udhëhequr nga NATO, i përbërë nga pjesëtarë të shërbimit nga 27 vende. që ka mbajtur një prani të qëndrueshme që nga viti 1999, në përputhje me Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara përkatësisht Rezolutën 1244”. “Misioni i KFOR-it dhe Komandës Rajonale-Lindje është të ruajnë në mënyrë të paanshme një siguri dhe mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, duke ofruar paqe dhe stabilitetin në rajon”, ka njoftuar KFOR-i.

Kontrolloni gjithashtu

Ka arritur në 35 mijë 272 numri i palestinezëve të vrarë në sulmet që ushtria izraelite ka ndërmarrë nga 7 tetori i vitit 2023

Është rritur në 35 mijë 272 numri i palestinezëve të vrarë në sulmet që ushtria …