Xhavit Haliti

Xhavit Haliti: Kryetari serb, Vuçiq, nuk ka guxim të sulmojë Kosovën pasi Serbia është ndeshur një herë me NATO-n

Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, deklaroi se kryetari  serb, Aleksandar Vuçiq, nuk është në pozicionin për ta sulmuar pasi Serbia është ndeshur një herë me NATO-n. Por, Haliti thotë se Vuçiq mbështet grupet e “kryengritësve” nëpër fshatrat me shumicë serbe në veri për të mbajtur të destabilizuar vendin. “Vuçiq nuk është në pozicion që të urdhërojë ushtrinë për ta sulmuar Kosovën sepse kanë provuar NATO-n se çfarë është. Do të ishte një sulm kundër NATO-s, një sulm në kundërshtim me rezolutën 1244 dhe do të ishte një problem i madh. Por, Vuçiq po i mbështet forcat të cilat kanë në plan të organizojnë sulme dhe të ashtuquajtura kryengritje nëpër fshatrat kryesisht në rrethin e Zubin Potokut me qëllim  që të mos e lënë situatën e stabilizuar në Kosovë dhe të ketë përplasje të vazhdueshme”, tha Haliti për Euroneës Albania

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …