Kiljunen: Kosova u dakordua për Asociacionin si element për anëtarësimin në Këshillin e Evropës

Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme i Parlamentit të Finlandës, Kimo Kiljunen ka thënë se Kosova u dakordua për Asociacionin si element për anëtarësimin në Këshillin e Evropës. Pyetjes se a duhet të lidhet ky proces me themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, ai i është përgjigjur se Kosova është dakorduar për një gjë të tillë dhe ka theksuar se kjo është një çështje e rëndësishme. Ne në Finlandë po e mbështesim, gjithashtu edhe unë, iniciativën e Bashkimit Evropian për të lehtësuar dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit. Një nga elementët për të cilin jeni dakorduar në këtë proces të dialogut është Asociacioni i komunave me shumicë serbe dhe të drejtën e tyre për t’u organizuar. Ne po e mbështesim që kjo të materializohet si pjesë e procesit të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, kështu që ne po e mbështesim atë” ka theksuar deputeti i Finlandës, Kimmo Kiljunen.

Kontrolloni gjithashtu

Më gëzon fakti që në radhët e bashkëqytetarëve maqedonas të shumtë janë ata që më drejtohen me uratat më të mira, tha Talat Xhaferi

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi është shprehur krenar me punën që ka bërë deri me tani

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi është shprehur krenar me punën që ka bërë …