Brickos

Kim Yo-jong, motra e kryetarit të Koresë së Veriut, ka kritikuar vendimin e Amerikës për të dërguar tanke në Ukrainë

Kim Yo-jong, motra e kryetarit të Koresë së Veriut, ka kritikuar vendimin e Amerikës për të dërguar tanke në Ukrainë

Motra e kryetarit të Koresë së Veriut, Kim Jong-un, zonja Kim Yo-jong ka kritikuar vendimin e Amerikës për të dërguar tanke në Ukrainë. Sipas saj, pas këtij vendimi qëndron qëllimi djallëzor i amerikanëve për të arritur objektivin e tyre hegjemonist dhe për  të shkatërruar Rusinë. Unë nuk dyshoj se çdo pajisje ushtarake me të cilën mburren Amerika dhe Perëndimi do të digjet në copa përballë shpirtit të paepur luftarak dhe fuqisë së ushtrisë dhe popullit heroik rus, tha ajo, duke shtuar se Koreja e Veriut gjithmonë do qëndrojnë në të njëjtën llogore me Rusinë. Ky reagim nga Koreja e Veriut u  kumtua pasi  kryetari amerikan Joe Biden bëri të ditur se do të dërgonte 31 tanke M1 Abrams në Ukrainë, duke përmbysur argumentet prej muajsh të Uashingtonit se ato mjete ishin shumë të vështira për t’u mirëmbajtur nga vendasit. Koreja e Veriut, ashtu sikur Rusia  dhe Siria njohin pavarësinë e Donetskut dhe Luhanskut, dy rajone tashmë të  aneksuara të  Ukrainës Lindore.

Kontrolloni gjithashtu

Në Gjykatën Speciale po vazhdon paraqitjen dëshmitari i 55-të i Zyrës së Prokurorit, Ramiz Qeriqi

Avokati i Hashim Thaçit, Luka Mishetiq i tha Ramiz Qeriqit se është i dyshuar për krime lufte dhe dëshmitar i pabesueshëm

Në Gjykatën Speciale,  në Hagë,  po merret në pyetje, dëshmitari i Prokurorisë, Ramiz Qeriqi. Gjatë …