leoni

Kina kërkon maturi e vetëpërmbajtje nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës rreth çështjes së Tajvanit

Kina kërkon maturi e vetëpërmbajtje nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës rreth çështjes së Tajvanit

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës, Wang Wenbin, në një deklaratë për medie kërkoi nga  Shtetet e Bashkuara të Amerikës të jenë të matura me fjalët dhe veprimet e tyre rreth çështjes së Tajvanit e të mos dërgojë ndonjë sinjal të gabuar te “forcat separatiste për pavarësinë e Tajvanit”. Kjo ishte përgjigjja zyrtare kineze në deklaratën e kryetarit, Joe Biden, i cili tha forcat amerikane do ta mbronin Tajvanin, nëse ishulli do të sulmohej nga Kina. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës, Wang Wenbin, tha se nuk ka hapësirë për kompromis ose koncesione për çështjen e Tajvanit, duke e përsëritur pretendimin e Kinës se ishullin e cilëson pjesë të territorit të saj, shkruan Associated Press.  “Kur bëhet fjalë për çështjet që lidhen me sovranitetin e integritetin territorial të Kinës dhe interesat tjera thelbësore, nuk ka hapësirë që Kina të bëjë kompromis apo koncesione dhe askush nuk duhet ta nënvlerësojë vendosmërinë e fuqishme, vullnetin e palëkundur dhe aftësinë e fortë të popullit kinez për t’i mbrojtur sovranitetin kombëtar dhe integritetin territorial”, tha zëdhënësi kinez.

Kontrolloni gjithashtu

Hykmete Bajrami reagon ashpër ndaj Muratit, mashtrues keni qenë dhe të tillë mbeteni

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të deputetit …