Brickos

Kina u vë sanksione pesë kompanive amerikane të fushës së mbrojtjes, në përgjigje të shitjes së armëve nga Amerika, në Tajvan

Kina ka vendosur sanksione ndaj pesë kompanive amerikane të fushës së mbrojtjes, në përgjigje të shitjes së armëve nga Shtetet e Bashkuara në Tajvan dhe të sanksioneve amerikane ndaj kompanive dhe individëve kinezë. Sanksionet do të ngrijnë çdo pronë që kompanitë e sanksionuara kanë në Kinë dhe do t’ua pamundësojnë organizatave dhe individëve në Kinë që të bëjnë biznes me entitetet e sanksionuara, u tha në deklaratën e Ministrisë së Jashtme kineze të lëshuar më 7 janar. Është e paqartë se çfarë ndikimi dhe nëse do të kenë ndikim sanksionet në kompanitë e sanksionuara: BAE Systems Land and Armaments, Alliant Techsystems Operations, AeroVironment, Viasat dhe Data Link Solutions. Sanksione të tilla shpesh janë simbolike, pasi në përgjithësi kompanitë amerikane të mbrojtjes nuk shesin produktet e tyre në Kinë. Ministria e Jashtme tha se vendimet e SHBA-së kanë dëmtuar sovranitetin e Kinës dhe interesat kombëtare, kanë minuar paqen dhe stabilitetin përgjatë Ngushticës së Tajvanit dhe kanë shkelur të drejtat dhe interesat e kompanive kineze dhe individëve. Qeveria kineze mbetet e palëkundur në mbrojtjen e sovranitetit kombëtar, sigurisë dhe integritetit territorial dhe mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të kompanive kineze dhe qytetarëve”, u tha në njoftim. (ReL)

Kontrolloni gjithashtu

Gerald Knaus: Nëse Gjermania, Franca e BE-ja nuk zgjohen, do të ketë luftëra të reja në Ballkan dhe një dështim fatal të BE-së

Gerald Knaus: Gjermania e Franca do ta bllokojnë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës për shkak të Asociacionit

Gjermania dhe Franca janë dy prej shteteve që po përgatiten të bllokojnë anëtarësimin e Kosovës …