Fillimi / Institucionet / KKMSH apel qytetarëve: Vendosni maskat dhe mbani distancën

KKMSH apel qytetarëve: Vendosni maskat dhe mbani distancën

Në mbledhjen e rregullt të Komitetit Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim, u vlerësua gjendja aktuale epidemiologjike në komunën e Vitisë . Momentalisht u tha se gjendja momentale epidemiologjike është nën kontroll dhe numër jo i madh i të infektuarve me Covid 19 në komunën e Vitisë, krahas numrit të madh që po paraqiten në nivel vendi. Kryetari i komunës, njëherit kryesues i këtij Komiteti, kërkoi mobilizim nga gjitha drejtoritë komunale, që stafi punonjës të zbatojnë masat strikte dhe vendosje të maskës në punë, ndërkohë që ka kërkuar nga drejtorët që të reduktojnë stafin e zyrtarëve më esencial, përderisa të tejkalohet kjo situatë. Komandanti i policisë në Viti, kapiten Afrim Halili, njoftoi se policia është duke patrulluar në teren, sidomos në ndalimin e qytetarëve që nuk respektojnë masat e kërkuara nga IKSHP-ja, për të cilët tha se do të gjobiten për mos mbajtje të maskës. Gjithashtu, u apelua tek të gjithë qytetarët që të zbatojnë masat dhe të vendosin maskat, duke mbajtur edhe distancën e mjaftueshme. Në komunën e Vitisë, po vazhdon edhe më tej klorifikimi i rrugëve dhe trotuareve, në mënyrë që të parandalohet shpërndarja e mundshme e infektimeve.

Kontrolloni gjithashtu

Islamic Relief Kosova ndihmon familjet me nevojë të Komunës së Hanit të Elezit

121 pako me nga 7 kg mish është kontributi humanitarë i radhës i Islamic Relief ...