1 i shëruar, 3 teste negative dhe 3 pozitive me COVID-19 në Malishevë

Një pacient nga Komuna e Malishevës, është shëruar plotësisht nga COVID-19, tri teste kanë rezultuar negativ, kurse tri teste kanë rezultuar pozitiv. Kjo është konfirmuar nga IKSHPK në komunikimin zyrtar me Komunën e Malishevës përkatësisht me shtabin komunal. Numri i përgjithshëm i rasteve aktive me COVID-19 në Malishevë, është 13, ndërsa i të shëruarve është 77. Nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, e ka uruar të shëruarin, ndërsa të prekurve aktiv, ju ka dëshiruar shërim të shpejt, gjendja e të cilëve deri më tani është stabile. Nënkryetari Berisha, gjithashtu ju ka bërë thirrje qytetarëve, që në përpikëri ti zbatojnë vendimet dhe udhëzimet, për tu mbrojtur nga ky virus, i cili çdo ditë e më tepër po përhapet në vendin tonë. “Qytetarë të nderuar, ju lutemi shumë, që ti zbatoni të gjitha masat dhe vendimet e organeve përgjegjëse, për tu mbrojtur nga virusi korona, pasi nuk ka formë tjetër të luftimit të kësaj sëmundje. Ne jemi 24 orë në ditë në shërbim tuaj, por ju lutemi që ti mbani maska mbrojtëse për fytyrë, të mbani higjienën e duarve, të mbani distancën dhe në maksimum ti shmangi vendet ku ka më shumë se pesë persona, pasi këto janë vendime dhe rekomandime të të gjitha organeve përgjegjëse shëndetësore”, ka thënë nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, në emër të shtabit komunal për menaxhimin e situatës me COVID-19 në Malishevë. Gjendja aktuale me COVID-19 në Komunën e Malishevës është kjo: 94 të prekur me COVID-19, prej tyre 77 janë shëruar, 13 raste janë aktive, ndërsa 4 raste kanë përfunduar me vdekje.

Kontrolloni gjithashtu

Nënshkruhet Memorandum i Mirëkuptimit në mes të Komunës së Vitisë dhe organizatës “CNVP”

Sot, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim Xhevat Lushin – …