KMDLNJ ka reaguar kundër diskriminimit, kërcënimit dhe shantazhimit që po u bëhet liderëve serbë të Kosovës nga Beogradi zyrtar

KMDLNJ: Të zgjidhen organet drejtuese të Kuvendit dhe me një marrëveshje politike të caktohet data e zgjedhjeve të jashtëzakonshme

KMDLNJ ka reaguar përmes një komunikate për media pas ndërprerjes së vazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, duke thënë se nuk ka vullnet politik serioz për tejkalimin e situatës bllokuese, pasi është krijuar një mjedis ku shantazhimi është bërë një mjet legal për kundërshtimin e kandidatit për kryetar të Kuvendit dhe sigurimin e votave. KMDLNJ konsideron se opozita nuk ka të drejtë ta kushtëzojë votimin duke e kundërshtuar  Kadri Veselin sikur që as pozita nuk do të kishte të drejtë ta kushtëzonte votën kundër Albin Kurtit apo Avdullah Hotit si kandidatë të mundshëm për post të kryeministrit. “Sigurisht se PAN , në rrethana të kushtëzimit dhe shantazhit për emrin e propozuar nuk do të marrë pjesë në punën e seancës konstituive, sepse këtë të drejtë ia njeh Kushtetuta prandaj është krijuar një situatë bllokuese ku njëra palë e akuzon të tjetrën për bllokim të seancës”, thuhet në komunikatë. Për më tepër, KMDLNJ konsideron se subjektet politike janë të pasinqerta, sepse po i fshehin qëllimet e vërteta përmes akuzimit të njëra-tjetrës për bllokim, e ai është se duan të shkojnë në zgjedhje të jashtëzakonshme. “Do të ishte shumë më e pranueshme që të mbahet seanca e pakushtëzuar nga askush dhe me asgjë, të zgjidhen organet drejtuese të Kuvendit dhe pastaj, me një marrëveshje politike të caktohet data e zgjedhjeve të jashtëzakonshme. Ose, kryetari i Kosovës duhet të marrë një vendim për zgjedhje të jashtëzakonshme . Tjetër mundësi mbetet një “ sakrificë “ e ndonjë subjekti politik apo grupi të deputetëve që të kontribuojnë për zhbllokimin e situatës duke votuar për drejtuesit e Kuvendit e pastaj për Qeverinë e Kosovës dhe kryeministrin pavarësisht se kush do të ishte ai apo ajo”, thuhet më tej në komunikatë.

Kontrolloni gjithashtu

Sami Lushtaku

Sami Lushtaku: Drenica është gati për zgjedhjet, mundësia e kthimit të Thaçit do të bënte revolucion në Kosovë

Kryetari i Degës së Partisë Demokratike të Kosovës, në Skenderaj, Sami Lushtaku, ka shprehur besimin …